Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Edmond Papës në 2022, Andrew Bode del në Gjykatë, u fshihet kamerave

Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe Bode u arrestua disa ditë më parë teksa fshihej në shtëpinë e Julian Kalemit në Memaliaj. 

30 Gusht 2024, 11:51 Nga I.A
U arrestua për vrasjen e Edmond Papës në 2022, Andrew Bode del
Andreë Bode

TIRANË- Ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode ka dalë sot para Gjykatës për të marrë masën e sigurisë. Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe Bode u arrestua disa ditë më parë teksa fshihej në shtëpinë e Julian Kalemit në Memaliaj. Siç shihet nga fotoja e mësipërme, Bode ka tentuar që tu fshihet kamerave në kafazin e Gjykatës.  

Vrasja e Edmond Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë. Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua. 

andrew bode

Sondazh

Poll