Aktualitet

Tentoi të abuzonte me të miturën pranë këndit të lojërave, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Bëhet me dije se 72-vjeçari me iniciale P.L., e ka zhveshur 8-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

30 Gusht 2024, 08:49 Nga M.B
Tentoi të abuzonte me të miturën pranë këndit të
Foto ilustruese

MALIQ- Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq nga ku raportohet se një 71-vjeçari ka tentur të përdhunojë një vajzë 8-vjeçare. Bëhet me dije se 71-vjeçari me iniciale P.L., e ka zhveshur 8-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur e cila i ka parë në këndi i lojërave paranë shkollës së fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin. 71-vjeçari u arrestua ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.

Sipas banorëve, mësohet se i arrestuari është i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.

maliq

Sondazh

Poll