Aktualitet

"Një grup shpërndarësish", kapen me kokainë dhe shumë parash në banesë 2 shqiptarët në Itali

Mediat italiane shkruajnë se operacioni u krye në fillim të kësaj jave. 

30 Gusht 2024, 08:59 Nga M.B
"Një grup shpërndarësish", kapen me kokainë dhe
Objektet e sekuestruara

ITALIA- Dy shqiptarë të moshave 39 dhe 43-vjeç janë arrestuar nga karabinierët e Bolonjës në Itali, si anëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike nëpër qytet. Mediat italiane shkruajnë se operacioni u krye në fillim të kësaj jave. 

Bëhet me dije se autoritet pikasën në fillim lëvizjet e dyshimta të 39-vjeçarit që hyri në banesë dhe më tej shoku i tij që doli dhe la derën hapur, teksa bënte edhe mbikëqyrësin e zonës.

Ndërhyrja në aksion dhe kontrolli i ambienteve zbuluan 23 gramë kokainë dhe 720 euro cash, përveç materialit të përdorur për paketimin e drogës. 

 

italia

Sondazh

Poll