Aktualitet

EMRI/ "Pasi i dhunoi, u mori paratë dhe sendet me vlerë", 40-vjeçari shqiptar grabit nënë e bijë në Greqi

Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari ka shkuar në banesën e 86-vjeçares në Athinë, ku pasi ka ushtruar dhunë fizike i ka marrë sendet me vlerë dhe paratë.

30 Gusht 2024, 08:27 Nga M.B
EMRI/ "Pasi i dhunoi, u mori paratë dhe sendet me vlerë",
Foto ilustruese

GREQIA- 40-vjeçari shqiptar Stiliano Arizi ka grabitur nënë e bijë në dy banesa të ndryshme në Greqi. Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari ka shkuar në banesën e 86-vjeçares në Athinë, ku pasi ka ushtruar dhunë fizike i ka marrë sendet me vlerë dhe paratë.

Më pas, grabitësi ka shkuar në një pallat ngjitur, ku banonte vajza e 86-vjeçares, një 66-vjeçe teksa dhe me këtë të fundit ka bërë të njëjtin veprim, pasi e ka kërcënuar i ka marrë sendet me vlerë. Sipas dëshmisë së 86-vjeçares, ajo ka përjetuar momente tmerri. 40-vjeçari shqiptar e ka dhunuar barbarisht duke i shkaktuar të nxira në trup e fytyrë dhe e ka kërcënuar se do e vriste nëse do njoftonte policinë. Ai i ka marrë të gjitha bizhutë që e moshuara kishte në shtëpi.

“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai ulet në shtrat dhe merr arin tim. E kthen shtëpinë përmbys dhe më thotë “Dua para dhe arë. Më thotë ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë, a ke baba, largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste”, tregon e moshuara.

Bëhet me dije se autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorit.

greqia

Sondazh

Poll