Aktualitet

Aksidenti në Përmet, i trefishtë në Përmet, 3 të miturit dhe nëna e tyre jashtë rrezikut për jetën

Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

29 Gusht 2024, 21:48 Nga M.B
Aksidenti në Përmet, i trefishtë në Përmet, 3 të
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Kanë dalë të tjeradetaje lidhur me aksidentin e trefishtë pasditen e sotme në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë, ku mbetën të plagosur pjesëtarët e një familjeje franceze, mes tyre dhe tre të mitur. Mësohet se fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll