Aktualitet

Tokat bujqësore përfshihen nga flakët në Lazarat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur mbajtjen në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tyre.

29 Gusht 2024, 16:53 Nga S.B
Tokat bujqësore përfshihen nga flakët në Lazarat, dyshohet
foto ilustruese

LAZARAT- Disa toka bujqësore në Lazarat janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha ditën e sotme. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur mbajtjen në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tyre.

Grupi hetimor i Policisë ndodhet po ashtu në terren ,nga ku është bërë e mundur edhe zbardhja e shkakut të zjarrit. Sipas informacioneve dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Autor për ndezjen e zjarrit dyshohet të jetë vetë pronari i tokës. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

lazarat zjarr

Sondazh

Poll