Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari bie nga skela 7 metra e lartë, në gjendje kritike për jetën

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës teksa ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.

29 Gusht 2024, 16:54 Nga M.B
E rëndë në Itali, shqiptari bie nga skela 7 metra e lartë,
Foto ilustruese

ITALIA- Një burrë me origjinë shqiptare ka rënë nga skela me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar në Itali. Mediat vendase shkruajnë se viktima është rrëzuar nga skela me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar. 

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës teksa ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

italia

Sondazh

Poll