Aktualitet

"Në makina kishte turistë!" Aksident i trefishtë në Përmet, disa të lënduar mes tyre dhe fëmijë

Paraprakisht mësohet se 2 automjete kane qenë me turistë të huaj.

29 Gusht 2024, 19:44 Nga M.B

 

"Në makina kishte turistë!" Aksident i trefishtë
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në aksin Ura e Leklit-Përmet në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër ku 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë. Paraprakisht mësohet se 2 automjete kane qenë me turistë të huaj.

Pjesëtarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, mes tyre 3 fëmijë dhe nëna e tyre. Ata u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

 

 

aksident

Sondazh

Poll