Aktualitet

Autostrada që duhet të ishte me 130 km/h, ku shoferët dënohen me 115 km/h, çfarë publikoi Policia Rrugore

Deri tani vetëm autostrada e re Thumanë-Kashar aplikon këtë shpejtësi.

29 Gusht 2024, 15:50 Nga M.B
Autostrada që duhet të ishte me 130 km/h, ku shoferët
Foto ilustruese

TIRANA-  Autostrada Tiranë-Elbasan është një autostradë e kategorisë A. Të tilla autostrada, në vendet e Bashkimin Europian garantojnë shpejtësi rreth 130 kilometra në orë, por në Shqipëri e ka shpejtësinë maksimale 110 kilometra në orë. Deri tani vetëm autostrada e re Thumanë-Kashar aplikon këtë shpejtësi.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka publikuar pamjet duke gjobitur shoferët që, përpos dy rasteve ku ecnin me shpejtësi prej 150 km/h, gjobiteshin për shpejtësi 115, 120 km/h. Spias Policisë Rrugore, çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për qytetarët.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë. Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor.

 

 
 
 
 
 

policia rrugore

Sondazh

Poll