Aktualitet

U gjet i murosur në një vilë në Itali, kush është 47-vjeçari nga Vlora

8 Mars 2019, 17:04 Nga DOSJA
U gjet i murosur në një vilë në Itali, kush është

ITALI– Astrit Lamaj është 47-vjeçari, i cili u gjet i murosur në një vilë që po restaurohej në zonën e Monzës në Itali. Për vrasjen e tij, prokuroria italiane ka lëshuar katër urdhër arreste (lexo këtu) . Mes të ndaluarve është edhe një grua e cila u kap në aeroport në përpjekje për t’ia mbathur. Akuza për të gjithë personat e ndaluar është “vrasja dhe fshehja e kufomës”.

Po kush është 47-vjeçari?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Astrit Lamaj ka lindur në fshatin Trevllazër, Bashkia Vlorë. Ai kishte 6 vite që ishte larguar në Itali, ku prej 5 vitesh ishe i zhdukur.

Atje kishte edhe të birin 18-vjeçar i cili jeton në Genova, ndërsa në fshatin e tij të lindjes të gjithë kanë mendim pozitiv. Edhe pse trupi iu gjet rreth dy muaj më parë, 47-vjeçarit ende nuk është kthyer trupi në atdhe.

Sipas raportimit të mediave italiane,  Astrit Lamaj u vra për hakmarrje, pasi i ka dhënë fund një lidhje sentimentale me një të afërmen e njërit prej personave të shoqëruar në arrestuar për vrasjen e tij.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar 47 vjecari shqiptar astrit lamaj murosja e shqiptarit ne itali 4 te arrestuar 47 vjecari shqiptar astrit lamaj murosja e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll