Aktualitet

Analisti Vangjeli: Rama është kapur në biseda me një person që është filmuar duke ndarë para

8 Mars 2019, 20:31 Nga DOSJA
Analisti Vangjeli: Rama është kapur në biseda me një person

TIRANË– Analisti Lorenc Vangjeli, ka paralajmëruar se  së shpejti mund të publikohen përgjime të reja. Sipas tij Rama është kapur në biseda me një person, i cili mendohet se ka pamje filmike për të duke ndarë para.

Vangjeli u shpreh në emsion “Java” në RTSH, u shpreh se nëse këto biseda ekzistojnë, opozita do deklarojë se  përgjimet janë bërë nga shërbimet partnere.

“Edi Rama është kapur në biseda me një person të njohur të asaj zone, i cili gjithashu mendohet se është i xhiruar në ndarje e sipër parash, i vetmi problem është se sipas ligjit, nëse është i përgjuar dhe kur në përgjime del një deputet apo Kryeministri që është me imunitet,  çdo gjë duhet ndaluar dhe çfarë është regjistruar duhet shkaërruar. Unë paralajmëroj se nëse një gje e tillë do të ndodh, opozita do të thotë se këto informacione i ka marrë nga shërbimet të huaja partnere dhe unë pres dhe vë një bast për këtë”, Lorenc Vangjeli në Java.

Prej shumë kohësh flitet se eksponentë të ndryshëm të qeverisë janë kapur në përgjime për blerjen e votave, siç ishte rasti i Vangjush Dakos. Po ashtu Basha pak ditë më parë u shpreh se  ekziton një dosje tjetër me përgjime, siç është dosja “184”. (lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosjet e prokurorise edi rama lorenc vangjeli pergjime dosjet e prokurorise edi rama lorenc vangjeli pergjime

Sondazh

Poll