Aktualitet

Fruthi shënon 2 viktima të tjera, humb jetën fëmija 10 vjeç dhe 47-vjeçarja

8 Mars 2019, 17:21 Nga DOSJA
Fruthi shënon 2 viktima të tjera, humb jetën fëmija 10

TIRANË- Një ngjajre e rëndë ka ndodhur sot në një spital privat në Tiranë, ku një fëmijë nga Durrësi ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve mësohet se fëmija 10-vjeç ka qenë për disa ditë në spitalin rajonal në Durrës dhe më pas është transferuar në Tiranë.

Edhe pse nën kujdesin e bluzave të bardha në Durrës, gjendja e tij është rënduar pasi ishte me frush dhe është sjellë me urgjencë në Tiranë në një spital privat. As në spitalin privat nuk ka mundur të kurohet dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu mësohet se nga fruthi ka vdekur dhe një 47-vjeçare e cila ishte po nga Durrësi.

Fruthi dhe gjatë muajit shkurt ishte i përhapur shumë në Shqipëri, ku sipas ISHP ishin pothuaj 100 perosna të prekur me këtë virus.  

ISHP në njoftimet për mediat iu ka bërë thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve për grupet që janë më të rrezikuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 viktima fruthi spital privat tragjedia ne durres vdes femija 2 viktima fruthi spital privat tragjedia ne durres vdes femija

Sondazh

Poll