Aktualitet

I bllokuan rrugën Ramës, Policia shoqëron disa nga qytetarët që protestuan në Roskovec

8 Mars 2019, 21:13 Nga DOSJA
I bllokuan rrugën Ramës, Policia shoqëron disa nga qytetarët

FIER- Policia ka shoqëruar disa nga qytetarët që dolën sot në protestë në qytetin e Roskovecit dhe bllokuan rrugën Kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacioneve sot në mbrëmje janë shqëruar një numër ende i pacaktuar personash, të cilët ishin pjesëmarrës në protestë.

Mësohet se ata janë shoqëruar nga Policia Roskovecit dhe janë dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier.

Dhjetra qytetarë në Roskovec i bllokuan rrugën kryesore të qytetit duke bllokuar kështu rrugën kryeministrit Edi Rama. Kryeministri do të vizitonte Kishën e “Shën Kollit”  në Kurjan që është nën administrimin e bashkisë së Roskovecit, e cila është rikonstruktuar së fundmi. (Lexo këtu)

Protestuesit u kanë vënë flakën gomave për të mos lejuar kalimin e kryeministrit. Në protestë ndodheshin edhe ish-deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, si dhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i rruges se rames protesta kunder rames protesta ne roskovec bllokimi i rruges se rames protesta kunder rames protesta ne roskovec

Sondazh

Poll