Art&Argëtim

“Dikush shqetësohet për zemrën e një femre”, ja ç’mendon Fifi për këngën prekëse të Mozzik (FOTO)

13 Dhjetor 2019, 13:47 Nga DOSJA

TIRANË- Reperi i njohur shqiptar, Mozzik së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re, “Zemra ime”  e cila është pëlqyer shumë nga publiku, ndërkohë që dihet tashmë se është një këngë dedikuar ish-partneres së tij, Loredana Zefit.

Shumë artistë të tjerë dhe kolegë të Mozzik e kanë suportuar dhe vlerësuar për këngën, por mes tyre ka rënë në sy reagimi i Fifit.

Teksa ka publikuar në Instastory këngën e Mozzik , Fifi ka shkruar: A e dini pse ndihem mirë kur dëgjoj prej meshkujve këto tekste? Se kuptoj që akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre! Vëlla të dua.

Nga ky reagim për këngën ku Mozzik këndon për dashurinë, Fifi duket sikur është e lënduar nga një mashkull. Por  kujtojmë që në këngët e saj ajo shafqet e lënduar, dhe tregon imazhin e një femre që i lutet një mashkulli.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fifi loredana zefi mozzik fifi loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll