Art&Argëtim

Këngëtari italian do të performojë për herë të parë në Shqipëri, Mahmood sjell surpriza në Festiavalin e RTSH

13 Dhjetor 2019, 13:23 Nga DOSJA
Këngëtari italian do të performojë për herë

TIRANË- Festivali i 58-të i këngës në RTSH, këtë vit ndryshe nga herët e  kaluara do të prezantohet nga moderatorja e njohur Alketa Vejsiu dhe regjizore do të jetë Vera Grabocka.

Tashmë puna dhe provat për festivalin kanë nisur, ndërsa nga Alketa u zbulua se këtë vit në festival do të performojnë edhe tre emra të njohur me famë botërore si: Giusy Ferreri, Eleni Foureira dhe Mahmood.

Për këngëtarin italian, Mahmood, RTSH ka sqaruar se ai do të sjellë surpriza speciale që në natën e parë të festivalit.

Mësohet se Mahmood do të performojë për publikun një kolazh me hitet e tij të fundit.

Por më e rëndësishmja është fakti që ai do të këndojë për herë të parë në një skenë shqiptare.

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz mahmood rtsh vera grabocka mahmood rtsh vera grabocka

Sondazh

Poll