Aktualitet

"Aksidenti e nxorri zbuluar!" Arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjeti drogë dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

27 Gusht 2024, 17:01 Nga M.B
"Aksidenti e nxorri zbuluar!" Arrestohet 41-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

ITALIA- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas një aksidenti me motor të ndodhur gjatë natës në Cassia Cimina në Ronciglione. Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i tij është bërë pasi në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndarë me doza gati për shitje.

Bëhet me dije se kontrollet u shtrinë dhe më tej në banesën e shqiptarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar  sasi të tjera droge dhe 3500 euro para cash, që besohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

italia

Sondazh

Poll