Aktualitet

FOTOLAJM/ Situatë e rëndë nga zjarri në fshatin Lajthizë në Mirditë, rrezikohen zonat e banuara dhe të mbjellat

Ndërkohë, zjarrfikësit momentalisht po tentojnë të shuajnë flakët, me ndihmën edhe të banorëve.

27 Gusht 2024, 16:49 Nga M.B
FOTOLAJM/ Situatë e rëndë nga zjarri në fshatin
Foto nga vendi i ngjarjes

MIRDITË- Vijon të përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Lajthizë të Mirditës. Mësohet se flakët janë përhapur shumë në të gjithë territorin.

Gjithashtu bëhet me dije se vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë shtëpive të banorëve të zonës, ku në rrezik gjithashtu janë edhe të mbjellat e tyre. Ndërkohë, zjarrfikësit momentalisht po tentojnë të shuajnë flakët, me ndihmën edhe të banorëve.

mirdite

Sondazh

Poll