Aktualitet

"Kuvendit dhe SPAK të nxjerrin të gjithë përgjegjësitë vetjake!" Skandali me mbetjet toksike, Konfindustria: Kërkesë Ramës të krijojë ministrinë e Mjedisit të shkëputur nga Turizmi

Sipas konfindustria, mungesa e plotë e oponencës institucionale në dhënien dhe kontrollin e licensimit të transportit të mbetjeve, vjen edhe si pasojë e të qenit brenda një portofoli ministror të turizmit dhe mjedisit me përplasje të qartë interesi.

27 Gusht 2024, 16:05 Nga M.B
"Kuvendit dhe SPAK të nxjerrin të gjithë
Foto ilustruese

TIRANA- Konfindustria ka dalë me një deklaratë ditën e djeshme lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare, konfindustria shkruan se duke marrë shkak nga skandali i ndërkombëtar i eksportit të mbetjeve me cënim të rëndë të ekonomisë dhe imazhit të shtetit shqiptar, ripërsërit kërkesën drejtuar kryeministrit Rama për krijimin sa më të shpejtë të Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga Turizmi.

Gjithashtu në deklaratë shkruhet se konfindustria vlerëson, se skandali i eksportit të mbetjeve të rrezikshme metalurgjike nga Porti i Durrësit është goditja më e fortë me pasoja në afatgjatë, që sektori i turizmit shqiptar ka marrë deri tani. Sipas konfindustria, mungesa e plotë e oponencës institucionale në dhënien dhe kontrollin e licensimit të transportit të mbetjeve, vjen edhe si pasojë e të qenit brenda një portofoli ministror të turizmit dhe mjedisit me përplasje të qartë interesi.

Në deklaratë, konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshirë SPAK të nxjerrin gjithë përgjegjësitë vetjake, institucionale dhe ligjore, që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare.

Konfindustria për skandalin e eksportit te mbetjeve (e plotë):

Konfindustria, duke marrë shkak nga skandali i ndërkombëtar i eksportit të mbetjeve me cënim të rëndë të ekonomisë dhe imazhit të shtetit shqiptar, ripërsërit kërkesën drejtuar kryeministrit Rama për krijimin sa më të shpejtë të Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga Turizmi. Konfindustria vlerëson, se skandali i eksportit të mbetjeve të rrezikshme metalurgjike nga Porti i Durrësit është goditja më e fortë me pasoja në afatgjatë, që sektori i turizmit shqiptar ka marrë deri tani. Mungesa e plotë e oponencës institucionale në dhënien dhe kontrollin e licensimit të transportit të mbetjeve, vjen edhe si pasojë e të qenit brenda një portofoli ministror të turizmit dhe mjedisit me përplasje të qartë interesi.

Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për rënien e plotë të gjithë zinxhirit institucional dhe agjensive të licensimit, kontrollit, inspektimit mjedisor dhe doganor me shfaqje të qartë të korrupsionit shtetëror. Gjithashtu, rasti i skandalit të fundit të eksportit të mbetjeve të rrezikshme industriale nga Porti i Durrësit drejt vendeve të treta tregon pamundësinë objektive të kontrollit të institucioneve shtetërore për importet e mbetjeve në vend. Konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshi SPAK të nxjerrin gjithë përgjegjësitë vetjake, institucionale dhe ligjore, që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare.

kurum mbetjet toksike

Sondazh

Poll