Aktualitet

Autobusi përplas këmbësoren 53-vjeçare në Korçë, shoqërohet në Komisariat shoferi

Për pasojë e dëmtuara është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

27 Gusht 2024, 16:18 Nga S.B
Autobusi përplas këmbësoren 53-vjeçare në
pamje nga ngjarja

KORÇË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr. 17 të Korçës. Mësohet se autobusi i cili drejtohej nga A.J 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren A.Sh 53 vjeç.

Për pasojë e dëmtuara është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar drejt Komisariatit të Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

korce aksident

Sondazh

Poll