Aktualitet

“Nuk doja ta vrisja, jam i penduar", qëlloi me thikë për vdekje Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të fejuarën, autori i dyshuar: E sulmova i tronditur disa herë dhe u largova

Mësohet se autori u shfaq i penduar për vrasjen, edhe pse nuk saktësoi pse e kishte thikën me vete.

27 Gusht 2024, 16:38 Nga M.B
“Nuk doja ta vrisja, jam i penduar", qëlloi me thikë
Autori

TIRANA- Gjykata caktoi masën "arrest në burg" sot për 25-vjeçarin Darmend Keli, i cili qëlloi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të fejuarën. Në burg u la edhe shoku i viktimës, i cili drejtonte motorin në gjendje të dehur. Mësohet se autori u shfaq i penduar për vrasjen, edhe pse nuk saktësoi pse e kishte thikën me vete. Ai ka deklaruar se e sulmoi i tronditur, disa herë në krah dhe u largoa në shtëpi.

Pesë nga deklarata e tij:

“Nuk doja ta vrisja, jam i penduar, as nuk e thërrita për të kryer një veprim të tillë, e pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi gruan time. Më foli në gjuhë banale, dhe më qëlloi më grusht. E sulmova i tronditur, disa herë në krah dhe u largova në shtëpi”.

Sipas hetimeve, Hoxhallari, edhe pse u godit 4 herë, së bashku me shokun e tij që drejtonte motorin, Ardi Marishta, mundën të iknin nga vendi i ngjarjes vetëm 500 metra. Hoxhallari ra nga mjeti i gjakosur, ku më pas u dërgua në spital.



 

vrasja ne tirane

Sondazh

Poll