Aktualitet

Iu gjet në shtëpi 1.3 kg kokainë dhe armë, arrestohet çifti shqiptar dhe një 19-vjeçare në Itali 

Mediat italiane shkruajnë se operacioni u zhvillua gjatë një shërbimi që synonte luftimin e trafikut të drogës.

27 Gusht 2024, 16:27 Nga DOSJA
Iu gjet në shtëpi 1.3 kg kokainë dhe armë, arrestohet
Foto ilustruese

ITALIA- Një çift shqiptar dhe një vajzë 19-vjeçare janë arrestuar pasditen e djeshme nga Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Chiarit pasi në shtëpinë e tyre iu gjetën 1.3 kg kokainë dhe një revole të kalibrit 22. Mediat italiane shkruajnë se operacioni u zhvillua gjatë një shërbimi që synonte luftimin e trafikut të drogës. Dy shqiptarët, një 47-vjeçare dhe një 53-vjeçar, pronarë të një picerie, përfunduan në gjurmët e policisë pas një sërë denoncimesh për një aktivitet intensiv të trafikut të drogës të organizuar në qendër të Rovatos.

Pas zbulimit të lëvizjeve të ndryshme të konsideruara të dyshimta, autoritetet kontrolluan shtëpinë e çiftit, ku banonte edhe e dashura 19-vjeçare e djalit të tyre, duke gjetur një sasi të konsiderueshme kokaine. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 1.3 kg kokainë, një revole të kalibrit 22 të mbajtur në mënyrë të paligjshme, shumë para në dorë dhe mjete për paketimin e dozave.

Sondazh

Poll