Aktualitet

EMRI/ "U qëllua me 3 plumba në kokë!" Kush është emigranti shqiptar që u vra për vendin e parkimit në Belgjikë

Gjithashtu nga kjo ngjarje mbeti i plagosur dhe ndodhet në rrezik për jetën edhe kushëriri 19-vjeçar i shqiptarit.

27 Gusht 2024, 15:09 Nga M.B
EMRI/ "U qëllua me 3 plumba në kokë!" Kush
Viktima

BELGJIKA- Një emigrant shqiptar në Belgjikë identifikuar si 43-vjeçari Shpëtim Ayvazi, baba i tre fëmijëve, raportohet nga mediat në Belgjikë se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person me të cilin po debatonte ashpër. Agresori është fqinj i tij 61-vjeçar dhe me origjinë italiane, Renato F. Gjithashtu nga kjo ngjarje mbeti i plagosur dhe ndodhet në rrezik për jetën edhe kushëriri 19-vjeçar i shqiptarit.

Bëhet me dije se autori synoi me plumba njëkohësisht gruan e viktimës dhe djalin e saj 15-vjeçar, por që shpëtuan fatmirësisht. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ishin grindjet e përsëritura dhe ngacmimet për vendparkimin e furgonit të viktimës. Ayvazi mori një plumb vdekjeprurës në kokë, teksa i dyshuari e qëlloi nga trotuari i rrugës, poshtë banesës, ndërsa 43-vjeçari po parkonte furgonin.

belgjika

Sondazh

Poll