Aktualitet

Vrau Amarildo Hoxhallarin/ Gjykata e Tiranë lë në arrest me burg 25-vjeçarin Darman Keli

I riu shihet pas kafazit të xhamit me kokën ulur, teksa në momente të caktuara mbulon fytyrën me duar. 

27 Gusht 2024, 11:19 Nga I.A
Vrau Amarildo Hoxhallarin/ Gjykata e Tiranë lë në arrest me burg
Darman Keli

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, 25-vjeçarin Darman Keli për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit. Në seancën e sotme gjyqsore, Keli është lënë në burg pa afat.

I riu shihet pas kafazit të xhamit me kokën ulur, teksa në momente të caktuara mbulon fytyrën me duar.  Shkak për vrasjen e Hoxhallarit është bërë ngacmimi që ky i fundit i bëri të fejuarës së Kelit. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. Një 25-vjeçar me emrin Darmen Keli ka qëlluar 4 herë më thikë një 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Astir, për shkaqe xhelozie. Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hakë duke e plagosur. 34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën.

darman keli

Sondazh

Poll