Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 58-vjeçari bie nga lartësia e një pallati teksa punonte, ndërron jetë në vendngjarje (EMRI)

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

27 Gusht 2024, 12:42 Nga S.B
E rëndë në Tiranë/ 58-vjeçari bie nga lartësia e
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Dërvish Luzha në kryeqytet. Mësohet se teksa punonte, 58-vjeçari Kurt Islami ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.

Për pasojë e dëmtimeve, bëhet me dije se Islami ka ndërruar jetë në vendngjarje. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane aksident

Sondazh

Poll