Aktualitet

Sulmi fatal me thikë në Astir/ Zbardhet kërkesa e avokatit të Darmen Kelit: Të klasifikohet vrasje në kushtet e tronditjes së thellë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Astir, për shkaqe xhelozie.

27 Gusht 2024, 13:12 Nga S.B
Sulmi fatal me thikë në Astir/ Zbardhet kërkesa e avokatit
Darmen Keli

TIRANË- Autori i vrasjes së Amarildo Hoxhallarit u la në burg pa afat ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. 25-vjeçari Darmen Keli gjatë seancës së sotme u pa prapa kafazit të xhamit me kokën ulur, teksa në momente të caktuara mbulon fytyrën me duar. 

Bëhet me dije se avokati i autorit, Arben Gramo kërkoi ulje të dënimit duke thënë: Të klasifikohet vrasje në kushtet e tronditjes së thellë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. 25-vjeçari Darmen Keli qëlloi 4 herë me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Astir, për shkaqe xhelozie.

Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hak duke e plagosur. 34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën.

vrasje tirane darmen keli

Sondazh

Poll