Vrau Amarildo Hoxhallarin/ Gjykata e Tiranë lë në arrest me burg 25-vjeçarin Darman Keli
Darman Keli TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, 25-vjeçarin Darman Keli p&...
Nga përplasja mbeti i lënduar shoferi i njërit prej automjeteve si dhe pasagjeri të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
ELBASAN- Një aksident i trefishtë ndodhi ditën e djeshme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se ditën e sotme është arrestuar nga Policia shoferi i kamionit A.K 44 vjeç, i cili përplasi dy automjete.
Nga përplasja mbeti i lënduar shoferi i njërit prej automjeteve si dhe pasagjeri të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
-A. K., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", kamioni që ky shtetas drejtonte është përplasur me 2 automjete të tjera me drejtues përkatësisht shtetasit L. H., 34 vjeç, banues në Vlorë dhe E. P., 45 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. P. dhe pasagjeri në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-L. M., 25 vjeç, pasi në rrugën dytësore "Elbasan-Cërrik", automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi D. G., 51 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit D. G., L. M. dhe shtetasja H. G., që udhëtonte në karrocën që drejtohej nga shtetasi D. G., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-A. Xh., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Karinë-Peqin", automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit S. J., 53 vjeç, A. J., 21 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (babai dhe dy djemtë), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. Q., 50 vjeç (vëllai i shtetasit S. J.), për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. A., 39 vjeç, dhe E. L., 33 vjeç, pasi në rrugë, në fshatin Stravaj, kanë goditur njëri-tjerin, me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta.
-Më datë 27.08.2024, rreth orës 00:20, në fshatin Gjinar, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një shtëpizë prej druri, në pronësi të shtetasit K. T., 42 vjeç. Flakët kanë përfshirë dhe një shtëpizë tjetër, po në pronësi të 42-vjeçarit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Darman Keli TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, 25-vjeçarin Darman Keli p&...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas t&...
Darmen Keli TIRANË- Darmen Keli, 25-vjeçari që vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin disa ditë më parë në Tiran...
Sherri PALASË- Pamjet e mëposhtme janë nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Palasë. Mësohet se disa perso...
Foto Ilustruese MALIQ- Një 72-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Maliq. Mësohet se i moshuari ë...
Martin Shkreli SHBA- Martin Shkreli, dikur i diskretituar dhe i mbiquajtur "Pharma Bro" për rritjen abuzive të çmimit të një...
Makina DURRËS- Një makinë tip “Porsche Cayenne” e vjedhur dhe 24 mijë euro janë sekuestruar në portin e...
Foto Ilustruese PALASË- Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në Palasë. Mësohet se 2 persona janë konflikuar me një...
Policia TIRANË- Një 32-vjeçar është kërcënuar me armë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësoh...
Pamjet nga vendngjarja BELGJIKË- Një konflikt i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një...