Aktualitet

Babai denoncon humbjen e kontakteve me të birin 24-vjeçar: Nuk kemi folur prej një jave, jeton jashtë

Po punohet për gjetjen e të riut.

27 Gusht 2024, 11:42 Nga S.B
Babai denoncon humbjen e kontakteve me të birin 24-vjeçar: Nuk kemi
foto ilustruese

LUSHNJË- Një 50-vjeçar nga Lushnja ka kallëzuar në Polici se ka humbur prej një jave kontaktet me të birin. Mësohet se L.Ç 50 vjeç nuk ka folur prej ditësh me të birin K.Ç 24 vjeç i cili jeton prej dy muajsh në zonën kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës.

Po punohet për gjetjen e të riut.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.

lushnje gjermani

Sondazh

Poll