Art&Argëtim

U shtrua në spital dhe anuloi koncertin, reagon Rita Ora: Pata një problem shëndetësor, po rikthehem në skenë!

Këngëtarja 33-vjeçare e 'Anywhere' pati një problem të frikshëm shëndetësor, i cili çoi në anulimin e performancës së saj në Campus Fesztival në Debrecen, Hungari, të shtunën më 27 korrik.

27 Gusht 2024, 13:49 Nga S.B
U shtrua në spital dhe anuloi koncertin, reagon Rita Ora: Pata një
Rita Ora

ANGLI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u ka thënë fansave të saj se po ndihet si mos më mirë pas një shqetësimi shëndetësor i cili solli shtrimin e saj në spital në Budapest muajin e kaluar. Këngëtarja 33-vjeçare e 'Anywhere' pati një problem të frikshëm shëndetësor, i cili çoi në anulimin e performancës së saj në Campus Fesztival në Debrecen, Hungari, të shtunën më 27 korrik.

Pas një nate në spital, Rita informoi rubrikën Bizare të The Sun se ajo tani "është kthyer 100 përqind". Ajo nuk ka treguar specifikat e problemeve të saj shëndetësore, por shprehu keqardhjen për fansat të cilët e prisnin që ajo të performonte.

Pavarësisht kësaj, Rita ka qenë aktive me performanca në të gjithë Evropën gjatë verës dhe është e emocionuar për publikimin e një albumi të ri vitin e ardhshëm. Ajo ka lënë të kuptohet gjithashtu për një turne të rëndësishëm pas publikimit të albumit, një vazhdim i "You and I" të vitit 2023, i cili u frymëzua nga marrëdhënia e saj me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

rita ora budapest

Sondazh

Poll