Art&Argëtim

Jennifer Lopez kërkon divorcin, Ben Affleck kapet "mat" në shoqërinë e vajzës së Robert F. Kennedy Jr.

Një burim i brendshëm i Page Six thotë se ata janë parë në Polo Lounge në hotelin Beverly Hills dhe pika të tjera të qytetit.

26 Gusht 2024, 10:20 Nga S.B
Jennifer Lopez kërkon divorcin, Ben Affleck kapet "mat" në
Ben dhe Kick

SHBA- Aktori Ben Affleck thuhet se po kalon kohë me vajzën 36-vjeçare të Robert F. Kennedy Jr., Kick Kennedy në mes të divorcit të tij nga Jennifer Lopez. Një burim i brendshëm i Page Six thotë se ata janë parë në Polo Lounge në hotelin Beverly Hills dhe pika të tjera të qytetit.

Natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë megjithëse aludohet se Kick mund të jetë një prej arsyet e ftohjes së marrëdhënies mes JLO dhe Ben. Jennifer Lopez, 55 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck të martën pas thashethemeve disamujore të ndarjes.

Jennifer Lopez kërkon divorcin, Ben Affleck kapet "mat" në
Kick Kennedy

Bëhet me dije se martesa e tyre kishte përfunduar që nga marsi, megjithëse Lopez renditi datën e ndarjes së tyre si 26 prill. Ajo përmendi dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes së tyre. Një nga këto dallime ka të ngjarë që Affleck nuk mund ta duronte vëmendjen e medias që lidhja e tyre i solli atij.

Jennifer Lopez kërkon divorcin, Ben Affleck kapet "mat" në
Ben dhe Kick

Lopez u përpoq dëshpërimisht të shpëtonte martesën e tyre, ndërsa Affleck nuk tregoi aspak interes për të.

jlo ben affleck kick kennedy

Sondazh

Poll