Art&Argëtim

"Më është thyer zemra!"/ Nëna dhe motra e Mariah Carey humbin jetën në të njëjtën ditë

Këngëtarja fituese e Grammy tha se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para vdekjes dhe kërkoi privatësi.

27 Gusht 2024, 11:50 Nga S.B
"Më është thyer zemra!"/ Nëna dhe motra e Mariah
Mariah Carey

SHBA- Nëna e këngëtares Mariah Carey, Patricia dhe motra Alison, vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës, tha këngëtarja amerikane në një deklaratë. Këngëtarja fituese e Grammy tha se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para vdekjes dhe kërkoi privatësi.

“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar”, tha Carey të hënën. “Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë.”

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme për shkakun e vdekjes së asnjërës prej anëtareve të familjes. Patricia, 87, ishte një ish-këngëtare e operës dhe trajnere vokale me origjinë irlandezo-amerikane. Bëhet me dije se motrat dhe nëna e tyre kishin një marrëdhënie komplekse.

Në librin e kujtimeve të saj, Carey shkroi se ishte larguar nga e motra Alison, si dhe vëllai i saj Morgan, duke thënë: Ishte emocionalisht dhe fizikisht më e sigurt për mua që të mos kisha asnjë kontakt.

Carey konsiderohet si një nga këngëtaret më të suksesshme në botë. Kënga e saj e festës ‘All I Want For Christmas Is You’ është kënga më e shitur e Krishtlindjeve nga një artiste femër e të gjitha kohërave.

mariah carey

Sondazh

Poll