Art&Argëtim

"Ai është një baba i mrekullueshëm"/ U bënë prindër për herë të parë, si ka ndryshuar jeta e Justin dhe Hailey Bieber?

Burimi shtoi se çifti i cili u martua në shtator 2018, ishte lutur prej kohësh që të krijonin familjen e tyre.

26 Gusht 2024, 10:02 Nga S.B
"Ai është një baba i mrekullueshëm"/ U
Justin dhe Hailey

SHBA- Këngëtari i njohur Justin Bieber thuhet se ka gjetur “qëllimin” e tij si baba. Disa ditë pasi këngëtari dhe gruaja e tij Hailey Bieber konfirmuan ardhjen në jetë të djalit të tyre, Jack Blues, ‘People’ raportoi se ylli i popit është "tashmë një baba i mrekullueshëm" për të porsalindurin.

“Justin dhe Hailey janë të dy të gëzuar”, tha një burim për gazetën të dielën. “Fëmija është një mrekulli. Ai është i adhurueshëm dhe është mirë. Hailey ndodhet në një gjendje të mirë gjithashtu.”

Burimi shtoi se çifti i cili u martua në shtator 2018, ishte lutur prej kohësh që të krijonin familjen e tyre.

“Shtatzënia ishte diçka që ata e kërkuan shumë”, tha burimi. “Dita kur mësuan se Hailey ishte shtatzënë ishte dita më e veçantë për Justin. Ai ishte mbi re nga emocionet. Ishte një festë e madhe për ta.”

Fituesi i Grammy-t, 30 vjeç, ndau lajmin e lindjes së djalit të tij të premten.

“MIRË SE VJEN NË SHTËPI… JACK BLUES BIEBER”, shkroi Justin krahas një fotoje të këmbës së të voglit. Emri i foshnjës ka një kuptim sentimental pasi Jack është emri i mesëm i babait të Justinit, Jeremy Bieber.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

justin bieber hailey bieber jack blues bieber

Sondazh

Poll