Art&Argëtim

Flet vajza e Eminem: Nuk mund t'i dëgjoj më disa nga këngët e tij pa qarë

Vajza e tij foli për të, në podkastin e saj të titulluar “Just a little Shady” me rastin e këngës së re të reperit, “Somebody Save Me”.

25 Gusht 2024, 08:13 Nga I.A
Flet vajza e Eminem: Nuk mund t'i dëgjoj më disa nga
Hailey Jade Mothers dhe Eminem

SHBA- Vajza e Eminem, Hailey Jade Mothers,  ka folur për të atin dhe muzikën e tij, duke shpjeguar se sa shumë e shtyn atë ta dëgjojë atë. Vajza e tij foli për të, në podkastin e saj të titulluar “Just a little Shady” me rastin e këngës së re të reperit, “Somebody Save Me”.

Madje ajo pranoi se videoklipi ishte mjaft i “rënduar” për shijet e saj, ndërsa tha se nuk e di nëse mund ta shikojë sërish.

“Patjetër që qaj sa herë e dëgjoj. Ndërmjet kësaj dhe “Temporary”... Mendoj se kam qarë me të dyja këngët, por sidomos për “Temporary ”, tha ajo.

Më pas ajo foli për edukimin e saj, duke thënë se sa punë të mirë mendon se e kanë bërë prindërit e saj.

“Duke parë videot e tij dhe duke dëgjuar këngët e tij, ndihem sikur prindërit e mi bënë një punë vërtet të mirë duke më rritur mua. Nuk e kuptova se sa të këqija janë gjërat jashtë. Por tani si e rritur, është e frikshme të mendosh. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse jam kaq e emocionuar tani”, tha ajo.


Në mbyllje, 28-vjeçarja pranoi se e ka të vështirë të dëgjojë disa nga këngët e babait të saj. 

“Nuk mund të dëgjoj më disa këngë pa qarë, si Mockingbird ”, tha ajo.

eminem hailey jade mothers

Sondazh

Poll