Aktualitet

"Pse më lag me shampanjë"/ Momenti i sherrit në Palasë, 42-vjeçari pëson shkelma dhe grushta kokës (VIDEO)

Dyshohet se shkak i sherrit janë frazat banale që shpesh ndodhin në Shqipëri si "Pse më sheh" dhe "Pse më lag me shampanjë".

27 Gusht 2024, 10:22 Nga I.A
"Pse më lag me shampanjë"/ Momenti i sherrit në
Sherri

PALASË- Pamjet e mëposhtme janë nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Palasë. Mësohet se disa persona kanë dhunuar një 42-vjeçar më sende të forta dhe me shkelma. 

 

Siç shihet dhe nga videoja, disa persona i janë sulur 42-vjeçarit për motive banale. Dyshohet se shkak i sherrit janë frazat banale që shpesh ndodhin në Shqipëri si "Pse më sheh" dhe "Pse më lag me shampanjë".

Nga sherri e ka pësuar dhe një tjetër person i rastësishëm që ka rënë përtokë dhe i është shembur koka. I dëmtuari ka rënë pa ndjenja në tokë dhe disa të tjerë i kanë ardhur në ndihmë. 

Për sherrin Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç banues në Durrës dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë të mëparshëm penal, pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta 42-vjeçarin.

 

sherr ne palase genti baleci xhoni spaho

Sondazh

Poll