Aktualitet

U gjet pa ndjenja nga familjarët disa metra larg banesës, ndërron jetë rrugës për në spital 65-vjeçari në Pogradec

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

26 Gusht 2024, 21:50 Nga M.B
U gjet pa ndjenja nga familjarët disa metra larg banesës, ndërron
Foto ilustruese

TIRANA- Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital në qytetin e Pogradecit. Mësohet se viktima është gjetur i rrëzuar në tokë dhe pa ndjenja rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja e trupit të 65-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65 vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

pogradec

Sondazh

Poll