Aktualitet

Ndryshimi i menjëhershëm i motit, stuhi me erë të fortë dhe breshër në Tiranë dhe Elbasan

Momentalisht, temperaturat e larta i kanë lënë vendin stuhisë  së fuqishme dhe reshje intensive shiu dhe breshërit.

26 Gusht 2024, 19:46 Nga M.B
Ndryshimi i menjëhershëm i motit, stuhi me erë të fortë
Foto ilustruese

TIRANA- Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndryshim të befasishëm në zonat e Tiranës dhe Elbasanit. Momentalisht, temperaturat e larta i kanë lënë vendin stuhisë së fuqishme dhe reshje intensive shiu dhe breshërit.

Në kryeqytet stuhia është shoqëruar me erëra të forta që arrijnë deri në 11 km/h teksa temperaturat që shkojnë deri në rreth 30 gradë Celsius, vazhdojnë të mbeten prezente. Në Elbasan, stuhia u shoqërua me reshje të dendura shiu, stuhi dhe erë të fortë.

Moti ka ndikuar në qarkullimin nëpër rrugë, duke kufizuar pamjen dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve. Era e fuqishme ka rrezikuar shkuljen e pemëve në rrugë dhe parqe, duke shkaktuar shqetësime për dëme të mundshme.

 

moti

Sondazh

Poll