Aktualitet

VIDEO/ Disa minuta stuhi dhe rrugët e Tiranës përmbyten, makinat qarkullojnë në ujë, bien pemët

Videoja e mëposhtme tregon gjendjen e rrugëve në kryeqytet teksa makinat janë të detyruara të qarkullojnë mbi një sasi të konsiderueshme uji.

26 Gusht 2024, 20:52 Nga M.B
VIDEO/ Disa minuta stuhi dhe rrugët e Tiranës përmbyten, makinat
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Moti i keq ka përfshirë një pjesë të vendit që nga pasditja e sotme. Situata mjaft problematike paraqitet në Tiranë në pak minuta reshje rrugët janë përmbytur dhe nga era e fortë pemët kanë rënë. Videoja e mëposhtme tregon gjendjen e rrugëve në kryeqytet teksa makinat janë të detyruara të qarkullojnë mbi një sasi të konsiderueshme uji. 

 

Veç Tiranës, probleme nga ndryshimi i menjëhershëm i motit janë shfqaur dhe në qytete si Elbasani apo dhe në rrethinat e Korçës dhe Maliqit. Nisur nga situata e krijuar në një pjesën të nga moti i keq, policia e shteti ka dalë me një njoftim ku apelon që të gjithë  përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes të shtuar. Policia thotë se kujdes duhet treguar  në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Në njoftim thuhet se strukturat e policisë rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet në rrugë.

moti i keq

Sondazh

Poll