Aktualitet

FOTO/ Moti i keq në vend, reshje të dendura shiu në Maliq, rrëzohen pemët

Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës ndërhyri për zhvendosjen e plepave dhe lehtësimin e qarkullimit.

26 Gusht 2024, 20:16 Nga M.B
FOTO/ Moti i keq në vend, reshje të dendura shiu në Maliq,
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndryshim të befasishëm në disa zona të vendit. Momentalisht, temperaturat e larta i kanë lënë vendin stuhisë së fuqishme dhe reshje intensive shiu dhe breshërit.

Reshjet e shiut kanë përfshinë gjithashtu të gjithë qarkun e Korçës ku problematika janë regjistruar në fshatik Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq. Nga atje raportohet se plepat e rrëzuar në rrugë kanë bllokuar qarkullimin automjeteve për disa minuta, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës ndërhyri për zhvendosjen e plepave dhe lehtësimin e qarkullimit.

korca

Sondazh

Poll