Aktualitet

FOTO/ Zjarr masiv në magazinën e përpunimit të lëndëve drusore në Lushnjë, flakët bllokojnë qarkullimin e automjeteve

Mësohet se pesë zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll.

26 Gusht 2024, 21:08 Nga M.B
FOTO/ Zjarr masiv në magazinën e përpunimit të
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë të përpunimit të lëndëve drusore në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se pesë zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll.

Momentalisht mësohet se nuk ka lëndime në njerez, por dëmet materiale janë të shumta. Gjithashtu bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

moti i keq

Sondazh

Poll