Aktualitet

VIDEO/ Zjarri masiv në magazinën e përpunimit të lëndëve drusore në Lushnjë, flakët dhe tymi bllokojnë qarkullimin, banesa dhe lokale shumë pranë vatrës

Shumë pranë magazinës gjenden dhe banesa dhe lokale të cilat rrezikojnë nga flakët.

26 Gusht 2024, 21:19 Nga M.B
VIDEO/ Zjarri masiv në magazinën e përpunimit të
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë të përpunimit të lëndëve drusore në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se pesë zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll. Shumë pranë magazinës gjenden dhe banesa dhe lokale të cilat rrezikojnë nga flakët.

 

Momentalisht mësohet se nuk ka lëndime në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta. Gjithashtu bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur "Qafa e Sokolit", në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

lushnje

Sondazh

Poll