Aktualitet

Vrasja e djeshme në Astir, Policia: U arrestuan 2 persona, drejtuesi i motorit në gjendje të dehur

Hoxhallari së bashku me shokun me motor po ngacmonin të fejuarën e Kelit dhe ky i fundit me një thikë vrau 34-vjeçarin.

25 Gusht 2024, 12:17 Nga I.A
Vrasja e djeshme në Astir, Policia: U arrestuan 2 persona, drejtuesi i
Arrestimi

TIRANË- Policia ka sjell detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Astir. Sipas policisë për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit është arrestuar Darmian Keli, ndërkohë që në pranga ka rënë dhe një shok i tij. Hoxhallari së bashku me shokun me motor po ngacmonin të fejuarën e Kelit dhe ky i fundit me një thikë vrau 34-vjeçarin. Shoku i Hoxhallarit është arrestuar pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.

Si ndodhi ngjarja?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Një 25-vjeçar me emrin Darmian Keli ka qëlluar 4 herë më thikë një 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Astir, për shkaqe xhelozie. Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hakë duke e plagosur. 34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën.

amarildo hoxhallari darmian keli

Sondazh

Poll