Aktualitet

I riu pa patentë aksidenton për vdekje 60-vjeçaren në Kuçovë

I riu është arrestuar dhe nga verifikimet rezulton se po e drejtonte makinën pa leje drejtimi.  

25 Gusht 2024, 11:34 Nga I.A
I riu pa patentë aksidenton për vdekje 60-vjeçaren në
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kuçovë. Mësohet se një 20-vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar. I riu është arrestuar dhe nga verifikimet rezulton se po e drejtonte makinën pa leje drejtimi.  

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.B., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Gegë, Kuçovë, duke drejtuar mjetin, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.Gj., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gegë, Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë në spital.

policia aksident ne kucove

Sondazh

Poll