Aktualitet

Shkatërrohet plantacioni me 1630 bimë kanabis në Spanjë, arrestohet 44-vjeçari në Spanjë

Policia spanjolle zbuloi një plantacion të kultivimit të kanabisit, ku u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote.

25 Gusht 2024, 11:19 Nga I.A
Shkatërrohet plantacioni me 1630 bimë kanabis në Spanjë,
Foto Ilustruese

SPANJË- Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle për kultivim të lëndëve narkotike. Policia spanjolle zbuloi një plantacion të kultivimit të kanabisit, ku u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote. Ecodeteruel shkruan se në operacion janë përfshirë dhjetëra efektivë dhe një helikopter.

Mediat vendase raportojnë se operacioni ka zgjatur prej disa muajsh, ndërsa në plantacion janë vëzhguar dy persona. Personi i dytë është ende në kërkim.

spanje

Sondazh

Poll