Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet nga momenti i plagosjes së drejtorit të ERE-s nga efektivi Goxhara: Nuk hyn dot t'i në familjen time

Po ashtu në këtë moment, Goxhara qëllon një tjetër plumb mbi të plagosurin dhe e akuzon se po i mban gruan peng për 4 vite. 

25 Gusht 2024, 08:27 Nga I.A
VIDEO/ Dalin pamjet nga momenti i plagosjes së drejtorit të ERE-s nga
Lorenc Kosta

TIRANË- Pamjet e plagosjes së drejtorit të ERE-s Lorenc Kosta në Komunë të Parisit nga efektivi Erjon Goxhara janë publikuar. Videon e ka filmuar vetë efektivi Goxhara me telefon, teksa dëgjohet t'i drejtorit Kostës së i ka hyrë në familjë. Po ashtu në këtë moment në videon e siguruar nga Dosja.al, Goxhara qëllon një tjetër plumb mbi të plagosurin dhe e akuzon se po i mban gruan peng për 4 vite. Pasi i filmoi videon, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.

 “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara.

 

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

lorenc kosta erjon goxhara

Sondazh

Poll