Aktualitet

"Amarildo më ofendoi dhe më goditi"/ Vrau 34-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Darmian Kelit: Të fejuarën po e ndiqte me motor

Po ashtu 25-vjeçari ka theksuar se në momentin që ky ka zbritur poshtë, Hoxhallari e ka ofenduart dhe goditur dhe në këtë moment, ky e ka qëlluar me thikën që kishte marrë nga shtëpia.  

25 Gusht 2024, 12:05 Nga I.A
"Amarildo më ofendoi dhe më goditi"/ Vrau
Vrasja

TIRANË- Dëshmia e 25-vjeçarit Darmian Keli, i cili vrau Amarildo Hoxhallarin pasditen e djeshme është zbardhur para uniformave blu. Keli ka deklaruar se pasi ka përcjell të fejuarën te parkimi dhe është ngjitur në shtëpi, ka parë nga ballkoni se një motor po e ndiqte dhe e ngacmonte. Po ashtu 25-vjeçari ka theksuar se në momentin që ky ka zbritur poshtë, Hoxhallari e ka ofenduart dhe goditur dhe në këtë moment, ky e ka qëlluar me thikën që kishte marrë nga shtëpia.  

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka thënë ai.

Si ndodhi ngjarja?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Një 25-vjeçar me emrin Darmian Keli ka qëlluar 4 herë më thikë një 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Astir, për shkaqe xhelozie. Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hakë duke e plagosur. 34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën.

amarildo hoxhallari darmian keli

Sondazh

Poll