Aktualitet

Me doza kokaine me vete, arrestohet shqiptari në Itali

Mediat italiane shkruajnë se kur e ndaluan në Pagliare del Tronto dy ditë më parë, policia i gjeti 30 doza kokainë të gatshme për trafikim.

25 Gusht 2024, 11:23 Nga I.A
Me doza kokaine me vete, arrestohet shqiptari në Itali
Karabinieret

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar me banim në Spinetoli u kap duke u shpërndarë kokainë dy përdoruesve të drogës në Ascoli. Mediat italiane shkruajnë se kur e ndaluan në Pagliare del Tronto dy ditë më parë, policia i gjeti 30 doza kokainë të gatshme për trafikim.

Nga kontrolli i mëpasshëm u gjetën edhe 15 gramë të së njëjtës lëndë narkotike. I mbrojtur nga avokati Umberto Gramenzi, dje doli para gjyqtares së gjykatës Ascoli Barbara Caponetti , e cila vuri në fuqi arrestimin dhe shtyu gjykimin e drejtpërdrejtë për në 1 tetor. Ndërkohë, gjyqtarja i ka vendosur shqiptarit ndalimin e qëndrimit në provincën e Ascolit. 

Krahas kokainës, 30-vjeçari i sekuestroi edhe dy celularë, të cilët do të analizohen në thellësi për të identifikuar kanalin e trafikut të drogës nga i cili burri siguronte drogën dhe më pas i shiste në sheshin e Picenës. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll