Sport

VIDEO/ “Paratë në radhë të parë, vlerat të dytat”, Dortmundi e nis Bundesligën me fitoren në shtëpi, por dhe me protesta…

Skuadra Borussia e Dortmundit mundi Frankfurtin në shtëpi, në një ndeshje që pati protesta në tribuna…

25 Gusht 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ “Paratë në radhë të parë, vlerat të

GJERMANI - Një nga ato skuadra ishte Dortmundi. Verdhezinjtë nuk mund të kërkonin një ndeshje më të mire se ajo e pjesës së të parë. Në Signal Iduna Park, para tifozëve të tyre, Dortmundi e filloi me fitore Bundesligën, pasi mposhti 2-0 Frankfurtin.

Pjesa e parë nuk pati ndonjë gjë të veçantë dhe fokusi më i madh ishte te tribunat. Tifozët e Dortmundit shfaqën parulla proteste kundër marrëveshjes së fundit të sponsorizimit të klubit nga Rheinmetall, kompaninë më të madhe të prodhimit të armëve në Gjermani.

Në mesazhe mund të lexohej: “Paratë në radhë të parë, vlerat të dyta”, “20 milionë euro (të ardhura nga sponsorizimi) plot gjak”, “Nuk ka vlera? Pa moral”.

VIDEO/ “Paratë në radhë të parë, vlerat të

Sa i përket vetë lojës, duhej pritur pjesa e dytë për të parë golat në Signal Iduna Park. Dhe ia vlente pritja. Në minutën e 72-të, i sapofuturi Jamie Gittens la Kristensen në rrugë dhe me një goditje me hark, hapi ndeshjen me një gol të mrekullueshëm.

2-0 final erdhi edhe nga këmbët e Gittens (90’+2). Gjatë kohës së shtuar, anglezi nisi motorin, ndërsa ishte ende në gjysmën e tij dhe ndaloi vetëm kur topi ishte në pjesën e pasme të rrjetës së Frankfurtit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll