Sport

Nga Turqia në Iran, pasi iku nga Konyaspor, Cikalleshi drejt një aventure të re!...

Ndonëse mungon zyrtarizimi, në mediat turke flitet se Cikalleshi është shumë pranë firmës me skuadrën iraniane Tractor FC.

24 Gusht 2024, 20:15 Nga DOSJA
Nga Turqia në Iran, pasi iku nga Konyaspor, Cikalleshi drejt një

TURQI - Ditën e djeshme sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi zyrtarizoi largimin nga klubi turk i Konyasporit dhe menjëherë do të nisë një aventurë të re në Iran.

34-vjeçari vendosi rekorde me skuadrën turke, pasi në 111 ndeshje të luajtura shënoi 30 gola, duke u bërë lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në të gjithë historinë e klubit.

Ndonëse mungon zyrtarizimi, në mediat turke flitet se Cikalleshi është shumë pranë firmës me skuadrën iraniane Tractor FC.

Në ditët në vijim pritet që të bëhet njoftimi zyrtar dhe sulmuesi i njohur të nisë në aventurë të re në karrierën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll