Sport

Dorival nuk e thërret Neymarin në Seleçao për ndeshjet e shtatorit: "Ende është shpejt, ai do të kthehet kur të jetë në formë"...

"Ai është një lojtar që nuk ka nevojë për komente, të gjithë e dinë rëndësinë, por gjithçka duhet të ndodhë në kohën e duhur”

24 Gusht 2024, 20:25 Nga DOSJA
Dorival nuk e thërret Neymarin në Seleçao për ndeshjet e

BRAZIL - Është pothuajse koha për kombëtaret sërish. Në Evropë dhe gjithashtu në Amerikën e Jugut. Brazili do të përballet me Ekuadorin më 6 shtator në Couto Pereira në Curitiba.

Më pas, më 10 shtator, Seleção do të përballet me Paraguajin në Asunción. Ndeshjet janë të vlefshme për xhiron e shtatë dhe të tetë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Dorival Junior, trajneri i përkohshëm i Brazilit, përsëri e la jashtë skuadrës Neymar, pasi ish-lojtari i PSG-së dhe Barcelonës po përballet ende me dëmtimin e tij prej gati një viti.

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i kombëtares braziliane e shpjegoi kështu zgjedhjen e tij për të përjashtuar kapitenin që luan aktualisht për Al Hilal, duke i mbajtur ende dyert të hapura për të në të ardhmen:

"Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, themelor dhe vendimtar. Ai është një djalë ndryshe. Të gjithë e dinë se nuk kam dyshim se sapo të rikuperohet dhe të jetë në formë, ai është një lojtar që nuk ka nevojë për komente, të gjithë e dinë rëndësinë, por gjithçka duhet të ndodhë në kohën e duhur. Është ende herët për ta thirrur, le të presim, sepse ai është ende duke u rikuperuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll