Sport

Në momentin më të vështirë, Lazio i bën dedikimin e veçantë mbrojtësit kuqezi!

Përballja e sotme ishte speciale për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua sot për herë të 300-të në një ndeshje të Seria A.

24 Gusht 2024, 22:26 Nga DOSJA
Në momentin më të vështirë, Lazio i bën dedikimin

ITALI - Lazio u mposht pasditen e sotme nga Udineze me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Serisë A.

Përballja e sotme ishte speciale për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua sot për herë të 300-të në një ndeshje të Seria A.

Për këtë klubi i Lazios ka postuar një poster në rrjetet sociale. Hysaj u aktivizua në këtë takim si zëvendësues, kur luhej minuta e 82-të. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendin e Marusic. Luka dhe Thauvin ishin autorët e golave për Udinezen, ndërkohë që golin e vetëm për Lazion e shënoi Isaksen. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll