Sport

VIDEO / E pazakontë në Angli, tifozët zënë poshtë djalin e topave gjatë festimeve!

Në momentin që është realizuar goli i dytë i takimit, tifozët miq të Uest Hemit kanë shpërthyer në festë për golin e qetësisë. Por nga festa e madhe e tyre, ata kanë rrëzuar barrierën ku gjendej një reklamë, e cila ka zënë poshtë një djalosh që mblidhte topat.

25 Gusht 2024, 00:00 Nga DOSJA
VIDEO / E pazakontë në Angli, tifozët zënë poshtë

ANGLI - Një incident dhe moment i pazakontë është regjistruar në ndeshjen e Premier Ligës mes Krsital Palas dhe Uest Hemit. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-2.

Në momentin që është realizuar goli i dytë i takimit, tifozët miq të Uest Hemit kanë shpërthyer në festë për golin e qetësisë. Por nga festa e madhe e tyre, ata kanë rrëzuar barrierën ku gjendej një reklamë, e cila ka zënë poshtë një djalosh që mblidhte topat. 

Mesfushori çek Soucek e ka kuptuar menjëherë dhe e ka ndihmuar djalin që të dilte sa më shpejt. Më pas ishin stafet mjekësore që u siguruan që shëndeti i vogëlushit të ishte i mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll